Dëshmia e James Rubin në Hagë, reagon Rama: Liria ka emër! (VIDEO)

Dëshmia e James Rubin në Hagë, reagon Rama: Liria ka emër! (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën Speciale në Hagë kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rama ka përzgjedhur një klip nga dëshmia e ish-ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin dhe shkruan: LIRIA KA EMËR! Nga dëshmia e ish-Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, në Hagë ku një proces shtangës ka njollosur keq drejtësinë ndërkombëtare… Në klipin e ndarë nga Rama, Rubin ngre shqetësime për ndikimin politik në gjyqin ndaj Hashim Thaçit. “Fakti që i akuzuari ka qenë në burg për pesë vjet, pasi vullnetarisht u ofrua të paraqitej në gjykatë në një kohë kur ishte gati të bënte një marrëveshje paqeje me udhëheqësin serb, më shqetësoi. Që politika të ndërhyjë në sundimin e ligjit, kjo...