Ndërron jetë papritur kameramani i njohur i RTSH! La pas qindra orë xhirime, nga raportimet deri të spektaklet

Ndërron jetë papritur kameramani i njohur i RTSH! La pas qindra orë xhirime, nga raportimet deri të spektaklet

Pas një sëmundje të rëndë dhe të shpejtë, në orët e para të mëngjesit të sotëm, pushoi së rrahuri zemra e një prej kameramanëve më të mirë të RTSH-së. Ervin Hoti prej 22 vitesh kontribuoi në realizimin e qindra programeve televizive, duke nisur nga programet e thjeshta e deri te spektaklet. Ai ishte një nga “sytë” më cilësor me anë të të cilit publiku ka parë dhe shijuar prodhimet e RTSH-së për më shume se dy dekada. Ervini karakterizohej nga korrektësia dhe intuita krijuese në çdo aspekt të punës. Ai do t’i mungojë jo vetëm familjes, por edhe Radio Televizionit Shqiptar, institucionit ku punoi me aq përkushtim dhe profesionalizëm. JavaNews i shpreh ngushëllime familjarëve dhe të afërmve!