Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Socialistët do të shkarkojnë Veliajn? Avokatët e Kryebashkiakut do ta kundërshtojnë në Kushtetuese
Anëtarët socialistë të Këshillit Bashkiak të Tiranës janë thirrur të mblidhen më datën 17 Shtator në orën 5 pasdite, në selinë e Partisë Socialiste, për të zhvilluar mbledhjen e grupit të këshilltarëve socialistë. Edhe pse nuk bëhet e ditur axhenda, natyrisht që temë diskutimi do të jetë vendimi i Këshillit Bashkiak për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj. Vendimi, i cili do të jetë një mekanizëm politik për krijimin e mundësisë për zgjedhje të reja, mund të përballet me shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese, pasi zoti Veliaj është ende në paraburgim dhe nuk ka asnjë vendim të formës së prerë që të provojë fajësinë e tij. Burime nga ekipi i avokatëve të huaj të zotit Veliaj thonë se ai do të ankimojë vendimin, pasi është...