Nga ministër në krye të komisionit për Punët e Jashtme, Hasani: I njëjti mision, këndvështrim i ri

Nga ministër në krye të komisionit për Punët e Jashtme, Hasani: I njëjti mision, këndvështrim i ri

Pas përfundimit të mandatit si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mirëpritur detyrën e ri si kryetar i Komisionit Parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme. Në një postim në rrjetet sociale ai shprehet se është i njëjti mision, por nga një këndvështrim i ri, ndërsa rendit edhe sukseset e tij në krye të diplomacisë shqiptare. “Mandati im si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme përfundon sot. Ka qenë një nder të shërbej përgjatë një periudhe historike dhe transformuese për Shqipërinë të shënuar nga përfundimi i mandatit tonë të parë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, hapja e 28 prej 33 kapitujve negociues me BE-në, mikpritja e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, si dhe arritje të tjera që...