Pablo Neruda: Sot lermëni të ndjehem i lumtur dhe kaq!

Pablo Neruda: Sot lermëni të ndjehem i lumtur dhe kaq!

Poezi nga Pablo Neruda Lermëni i lumtur të jem këtë herë,asgjë, askujt s’i ka ndodhurasgjëkund nuk kam shkuar,por, ja që i lumtur jam,deri thellë në zemër i lumtur.Eci, fle a shkruaj,çfardo që bëj, i lumtur ndjehem.Më keq se bari lëndinave jam shkelur,lëkura si lëvore peme m’është bërëi shkon ujët tek rrënjët dhe zogjtë ka në majë,deti si unazë e qarkon jetën time,si tokën, bërë me bukë dhe gurëdhe ajri si kitarë këndon. Ti ulur krah meje mbi rërë, si rëra je,këndon dhe je kënga.Bota sot më është shpirtikëngë dhe rërë, bota sot në buzët e tua është,lermë mbi buzët e tua dhe mbi rërëi lumtur të jem,të jem i lumtur… sepse jam,sepse marr frymë, merr edhe ti,i lumtur sepse t’i prek gjunjëtsi trupin e kaltër...