Tri urtitë e babit për të bijtë para se të vdiste

Tri urtitë e babit për të bijtë para se të vdiste

Tri urtitë: Prozë popullore Njeriu një jetë ka dhe ajo nuk i kthehet kurrë më për së dyti. Edhe plaku i moçëm, një jetë pati, mbushi njëqind vjet dhe ndjeu se po i vinte vdekja.Tregojnë se, para se t’i shuheshin qirinjtë në gropat e syve, u tha djemve aty pranë shtratit të lamtumirës:-Bijtë e mi, njeriu është mysafir në këtë botë. Prandaj, po ua le me gojë që, kur të bujtni në shtëpinë e tjetrit për mik, mbani me vete tri gjëra të thjeshta: një metër, një gur kandari dhe një gjilpërë. -Përse një meter, baba?! – foli djali i parë, ose gishti i madh i dorës, siç e quante plaku, pasi qe më i madhi në moshë se vëllezërit dhe donte vend të veçantë...