Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Sherr për pronën në Tiranë/ Shpallet në kërkim një person, pezullohet nga detyra polici për mosveprim
Dy persona janë proceduar penalisht nga policia pasi kanë dhunuar me grushte një person në zonën e Freskut në Tiranë, ndërsa një tjetër e ka kërcënuar. Policia bën me dije se ka nisur procedim në gjendje të lirë për shtetasit me iniciale P. A. 33 vjeç, dhe S. A., 52 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin S. A., 27 vjeç. Mësohet se 27-vjeçari dhe kushëriri i tij, 33 vjeç për motive pronësie, kanë goditur me grushte shtetasin D. K. Gjithashtu, dyshohet se shtetasi 52-vjeçari ka kanosur nëpërmjet telefonit shtetasin D. K. Njoftimi i plotë i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë nr. 4, në përfundim të veprimeve proceduriale, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për...