Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Bislimi e mohon se Kosova po i shënjestron institucione shëndetësore serbe në veri
Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, e ka mohuar të martën se autoritetet kosovare janë duke i shënjestruar institucionet shëndetësore, të udhëhequra nga Serbia, në veri të vendit, i cili është i banuar me shumicë serbe. Në një reagim në llogarinë e vet personale në X, Bislimi tha se Kosova “nuk po shënjestron madje as ato të jashtëligjshme të krijuara nga Serbia [askush nuk e kupton kuptimin ligjor të termit të përdorur zakonisht ‘institucione të drejtuara nga Serbia në Kosovë’]”. Reagimi i Bislimit vjen pas kritikave nga bashkësia ndërkombëtare për pezullimin e punës së Fondit për Sigurim Shëndetësor dhe Fondit për Sigurim Invalidor e Pensional, që punojnë sipas sistemit të Serbisë, në Mitrovicën e Veriut më 12 shtator. Në veçanti Gjermania i bëri thirrje...