Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Përfundon seanca parlamentare, Kuvendi miraton përbërjen e Komisioneve
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar pasditen e kësaj të martë përbërjen e Komisioneve Parlamentare të Legjislaturës së XI. Seanca e cila nisi që paraditen e ditës së sotme ku palët diskutuan për ndryshimin e rregullores, u shoqërua me diskutime të forta mes palëve politike. Ndëkrohë në orën 17:00 kohë kur ishte planifikuar edhe votimi i përbërjes së Komisioneve Parlamentare, opozita nuk ishte e pranishme dhe kaloi vetëm me votat e mazhorancës. Ndërkohë mbetet për tu konfirmuar emrat e kryetarëve të 3 komisioneve, të cila i janë lënë opozitës. Ndërsa emrat për kryetarët, nënkryetarës dhe sekretarët e 7 komisioneve të tjera në drejtimin e mazhorancës, u miratuan me votë në seancë. Tashmë pritet që seancën e radhës të miratohet në parlament dekretet e presidentit Bajram Begaj...