A duhet t’i lëmë bebet të qajnë? Ja çfarë thotë shkencat

A duhet t’i lëmë bebet të qajnë? Ja çfarë thotë shkencat

Studime të reja paralajmërojnë se praktika e njohur si “cry it out” kur foshnjat lihen të qajnë për një kohë të gjatë pa u marrë në dorë apo ngushëlluar mund të ketë pasoja serioze për zhvillimin e tyre. Kur e qara e një bebeje injorohet për periudha të gjata, trupi i tyre çliron në nivele të larta hormonin e stresit kortizol. Ky reagim nuk është vetëm i përkohshëm: mund të ndikojë në mënyrën se si truri i fëmijës mëson të përballojë stresin gjatë gjithë jetës. Ekspertët shpjegojnë se kjo mund të çojë në fenomenin e quajtur “mospërfillje e mësuar” (learned helplessness) pra, ndjenja se nevojat e tyre nuk do të plotësohen, gjë që dobëson lidhjet emocionale dhe mënyrën si lidhen me të tjerët më vonë....