Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Makina përplas biçikletën në Tiranë, plagoset një person
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, pranë Piramidës, ku një biçikletë është përplasur nga një makinë. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur çiklisti, i cili është marrë nga ambulanca në vendin e ngjarjes për t’u transportuar në spital. Gjithashtu, në vendin e aksidentit kanë mbërritur dhe forcat e policisë, të cilët po punojnë për zbulimin e rrethanave të aksidentit.