Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Grushte për pronën në “Fresk”, shpallet në kërkim djali i Saimir Allushit drejtuesi i njësisë 12 Tiranë
Ka nisur një procedim në gjendje të lirë për dy shtetas dhe është shpallur në kërkim një tjetër person, pas një incidenti të ndodhur paraditen e sotme në zonën e Freskut, Tiranë. Shtetasit Pajtim Allushi , 33 vjeç, dhe Saimir Allushi, 52 vjeç, janë proceduar për veprat penale të “Goditja për shkak të motiveve pronësore”, ndërkohë që Sindi Allushi, 27 vjeç, është shpallur në kërkim nga policia. Sipas informacioneve të para, dy të rinjtë, Sindi Allushi dhe kushëriri i tij, Pajtim Allushi , kanë goditur fizikisht shtetasin D. K. për arsye të lidhura me çështje pronësie. Saimir Allushi, 52 vjeç, i cili është kryetar i njësisë administrative 12 në Tiranë, ka kërcënuar shtetasin D. K. përmes telefonit, duke përdorur kërcënime për të ndikur në zhvillimet...