Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
FOTOT/ Rama reagon nga Brukseli: 28 kapituj negociatash të hapura në 11 muaj, rekord absolut
Shqipëria hapi sot edhe katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Kryeministri Edi Rama publikoi fotoalbumin nga konferenca e sotme ndërqeveritare ku u çel grup-kapitulli për “Agjendën e Gjelbër dhe Lidhjen e Qëndrueshme”, si dhe nga takimet në Bruksel, ndërsa e cilësoi ecurinë e shpejtë të këtij procesi një rekord absolut. Ai theksoi gjithashtu se synimi është që edhe pesë kapitujt e mbetur të hapen brenda këtij viti. “Krenar për Shqipërinë! Sot në Bruksel, 28 kapituj negociatash të hapur në 11 muaj, rekord absolut. Mbeten edhe 5 dhe duam t’i hapim brenda këtij viti,” shkruan Rama.