Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vrau CEO-n e kompanisë së sigurimeve shëndetësore, Gjykata rrëzon akuzat për terrorizëm ndaj Luigi Mangiones / Çfarë rrezikon 27-vjeçari
Një gjyqtar i Nju Jorkut ka rrëzuar të martën dy akuza të lidhura me terrorizmin ndaj Luigi Mangione, 27 vjeç, i cili akuzohet për ekzekutimin e ish-CEO-s së UnitedHealthcare, duke i cilësuar ato si “ligjërisht të pamjaftueshme”. Megjithatë, Mangione vijon të përballet me akuzën për vrasje të shkallës së dytë, që mund t’i sjellë burgim të përjetshëm. Sipas vendimit të gjyqtarit Gregory Carro, ligji i shtetit të Nju Jorkut e përcakton terrorizmin si një akt që synon të frikësojë ose të detyrojë një komunitet apo një njësi qeveritare, jo vrasjen e një individi të vetëm. “Motive ideologjike nuk mjaftojnë për të përmbushur këtë kriter,” shkroi gjyqtari në vendim. Mangione akuzohet se vrau Brian Thompson vitin e kaluar në Midtown Manhattan, teksa ekzekutivi po shkonte drejt...