Parlamenti në “maratonë”, mazhoranca dhe opozita përballen sërish në sallë, ja çfarë pritet të ndodhë në seancën

Parlamenti në “maratonë”, mazhoranca dhe opozita përballen sërish në sallë, ja çfarë pritet të ndodhë në seancën

Në orën 17:00 të ditës së sotme, do të nisë seanca e dytë parlamentare e Kuvendit të Shqipërisë, ku pritet të realizohet votimi për drejtuesit e komisioneve parlamentare. Sipas raportimeve të gazetarit Ergys Gjençaj, kjo pritet të jetë një seancë protokollare, ku do të bëhet zgjedhja e drejtuesve të komisioneve të ndryshme parlamentare. Në seancën e parë, që u mbajt më herët gjatë ditës, pati një përplasje të ashpër mes opozitës dhe mazhorancës lidhur me ndryshimin e rregullores së Kuvendit. Ky ndryshim ka sjellë rritjen e numrit të komisioneve parlamentare, duke i shtuar ato nga 8 në 11.