Rama mbërrin në selinë e NATO-s/ Negociata ‘të nxehta’ priten nesër në takimin me Rutte

Rama mbërrin në selinë e NATO-s/ Negociata ‘të nxehta’ priten nesër në takimin me Rutte

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të takohet ditën e nesërme, më 17 shtator 2025, në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Takimi mes dy liderëve do të mbahet në selinë e NATO-s dhe pritet të fillojë herët në mëngjes, në orën 09:00, sipas axhendës të botuar në faqen zyrtare të Aleancës. Gjatë këtij takimi, që do të zhvillohet në një moment të rëndësishëm për Shqipërinë, Kryeministri Rama dhe Sekretari Rutte do të mbajnë një fjalim të përbashkët. Ky takim është pjesë e vizitës zyrtare të Ramës në Bruksel, ku ai ndodhet në kuadër të Konferencës së 6-të Ndërqeveritare për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Për më tepër, ditën e sotme, Bashkimi Evropian hapi negociatat për 4 kapituj të tjerë në procesin e...