Grabitje në një karburant në Elbasan, autorët e maskuar marrin xhiron ditore

Grabitje në një karburant në Elbasan, autorët e maskuar marrin xhiron ditore

Një pikë karburanti është grabitur mbrëmjen e kaluar nga persona të maskuar në qytetin e Elbasanit. Sipas policisë, dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e një sendi të ngjashëm me armë zjarri, vodhën me dhunë lekët e xhiros ditore në një karburant. Pasi janë larguar nga vendngjarja, për të fshehur autorësinë, kanë hedhur në shkurret e fshatit Mirakë sendin e përdorur për kanosje, maskat dhe veshjet e tyre. Pak minuta pas ngjarjes, 19-vjeçari me iniciale D.S. dhe 23-vjeçari me iniciale D.I. u vunë në pranga. Policia sekuestroi sendin që u përdor për kanosje, maskat dhe veshje të tjera të përdorura gjatë krimit, paratë e vjedhura, automjetin me targa të mbuluara që përdorën dy shtetasit, si dhe celularët në përdorim nga këta shtetas. Materialet procedurale...