Testamenti i Reshat Arbanës/ Në 85-vjetorin e lindjes, aktori shpreh dëshirën të luajë rolin e Ali Pashë Tepelenës

Testamenti i Reshat Arbanës/ Në 85-vjetorin e lindjes, aktori shpreh dëshirën të luajë rolin e Ali Pashë Tepelenës

I rrethuar mes familjarëve e miqve në ditëlindjen e 85-të, Aktori i Madh Reshat Arbana dha një mesazh të fortë, si një testament jete… “Ky ishte stacioni im i 85-të. Unë nuk di në arrij dot ndonjë stacion tjetër, po në iksha nga kjo botë, koka do të mbetet pas dhe në zemër do të kem pishmanllëkun e madh dhe dëshirën e madhe të shoh në këtë Shqipërinë time të dashur demokracinë e vërtetë”, tha “Nderi i Kombit”. Lum ai që jeton gojëmbël dhe zemërbardhë, thotë artisti mes emocionesh… “Ta duam më shumë njëri-tjetrin, të mos luftojmë njëri-tjetrin, të mos kacafytemi, mos të vritemi, mos të shahemi, se kjo Shqipëri e bukur po na lihet e bukur, por kam frikë se një ditë… uroj nuk...