SPAK zbulon fijet e korrupsionit/  Biznesmeni i lidhur me tenderat e AKSHI-t, përballë drejtësisë

SPAK zbulon fijet e korrupsionit/ Biznesmeni i lidhur me tenderat e AKSHI-t, përballë drejtësisë

Biznesmeni Ermal Beqiri është paraqitur dje në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku ka dhënë shpjegime për hetimin që po zhvillohet lidhur me tenderat e dyshuar si abuzivë në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Burime për News24 bëjnë me dije se SPAK ka vendosur të bashkojë dy çështje hetimore në një dosje të vetme, duke sekuestruar dokumentacionin e plotë të tenderave të zhvilluar nga AKSHI dhe kontratave që lidhen me kompanitë e Beqirit. Ndërsa po shqyrtohen edhe bilancet e kompanive të Beqirit duke u krahasuar me dokumentet e tenderave të AKSHI që po hetohen nga SPAK-u. Sipas hetimeve paraprake, në fokus janë bilancet financiare të kompanive të Beqirit, të cilat po krahasohen me dokumentacionin e tenderave që dyshohet se janë dhënë në...