Berisha: Çojmë në Kushtetuese dekretin për “Diellën” dhe komisionet parlamentare

Berisha: Çojmë në Kushtetuese dekretin për “Diellën” dhe komisionet parlamentare

Partia Demokratike do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese dekretin për ministren virtuale të Inteligjencës Artificiale “Diella” si dhe ndryshimet në Rregulloren e Parlamentit. Kështu bëri të ditur në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kreu i PD-së, Sali Berisha, i cili e cilësoi si “një akt të pashembullt” dekretin e Presidentit. “Unë mendoj se të dy aktet që bënë, aktin e pashembullt të Presidentit të Republikës, i cili dekreton ministër virtual, inekzistent, duke fyer Kushtetutën, vendin dhe presidentin. Akt i pashembullt. Unë mendoj se, duhet ta nisim urgjentisht këtë dekret në Gjykatën Kushtetuese që të arkivohet në banesën e turpit të historisë. Njerëz të papërgjegjshëm për detyrën që kanë, të aftë të firmosin gjithçka”, tha Berisha. Berisha u shpreh gjithashtu se ndryshimet e komisioneve...