Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Kostume deri në 1000 euro te Altin Mici: RTSH mes akuzave për abuzime luksi dhe krizës financiare, moderatorët pa paga
Radiotelevizioni Shqiptar vijon të përballet me një stuhi akuzash dhe kritika të shumta publike. Pas denoncimit publik të gazetares Kozeta Kurti për projekte të papaguara prej muajsh dhe konfirmimit nga moderatori Florian Agalliu se edhe ekipi i tij është në pritje të shpërblimeve, në dritë kanë dalë edhe dokumente që tregojnë se si është abuzuar me fondet e RTSH-s edhe me kostumet e kërkuara për drejtuesit e emisioneve. Sipas Albanian Post, fondet e RTSH-së janë përdorur për kostume që arrijnë deri në 1 mijë euro, këmisha prej 250 eurosh dhe shami xhaketash deri në 50 euro copa. Porositë, të kryera pranë stilistit Altin Mici, shfaqen në tabela të brendshme, por pa një kontratë të mirëfilltë që të justifikojë faturimet. Ky kontrast mes luksit dhe vonesave...