Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Ish-mbrojtësi i njohur thotë mjaft, largohet nga futbolli i luajtur
Samuel Umtiti thotë mjaft. Ish-mbrojtësi i njohur i Francës ka vendour që të largohet nga futbolli në moshën 31-vjeçare. “Pas një karriere intensive, me shumë ulje-ngritje, ka ardhur koha të them lamtumirë. Dhashë gjithçka nga vetja dhe nuk pendohem për asgjë. Dua të falënderoj të gjitha klubet, presidentët, trajnerët dhe shokët e skuadrës me të cilët kam punuar,” shkroi Umtiti. Umtiti ka luajtur për Lyon, Lecce dhe Barcelona. Me Francën, ai numëron 31 ndeshje. © BalkanWeb