Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Ndryshon rregullorja e Kuvendit, Berisha: Po cenohet Kushtetuta. Balla: Nuk ka asnjë shkelje
Me 79 vota pro, mazhoranca e vetme ndryshoi rregulloren e Kuvendit, duke i hapur rrugë ngritjes së 11 komisioneve të përhershme, 3 më shumë se sa Parlamenti ka pasur deri dje. Opozita u largua nga Parlamenti në momentin e votimit, pasi ishte kundër thelbit të këtyre ndryshimeve dhe procedurës së ndjekur. Demokratët sollën në vëmendje se Kushtetuta nuk lejon miratimin e një ligji, përfshirë rregulloren e Parlamentit, para se të kalojnë 7 ditë nga njoftimi në seancë plenare. Sipas liderit të opozitës, Sali Berisha, miratimi i ndryshimeve në rregullore vetëm 2 orë pas njoftimit në seancë shkel ligjin themeltar të shtetit. “Ne e dimë shumë mirë se këto ndryshime do të votohen, se këto ndryshime do të ndodhin, por kërkohet për të gjithë ata miliona...