Partia Demokratike çon në Kushtetuese Rregulloren, opozita kërkon rrëzimin e dekretit për “Diellën”! PD cakton edhe kryetarët e Komisioneve

Partia Demokratike çon në Kushtetuese Rregulloren, opozita kërkon rrëzimin e dekretit për “Diellën”! PD cakton edhe kryetarët e Komisioneve

Partia Demokratike do të çojë në Gjykatën Kushtetuese rregulloren e Kuvendit dhe dekretin e Presidentit Bajram Begaj për emërimin e Kryeministrit Edi Rama. Pas seancës plenare, lideri i opozitës Sali Berisha mblodhi grupin parlamentar, ku lajmëroi se PD do të godasë në Kushtetuese dekretin i cili parashikon se Kryeministri ushtron edhe përgjegjësitë për ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual të Inteligjencës Artificiale “Diella”. “Unë mendoj se, duhet ta nisim urgjentisht këtë dekret në Gjykatën Kushtetuese që të arkivohet në banesën e turpit të historisë. Njerëz të papërgjegjshëm për detyrën që kanë, të aftë të firmosin gjithçka. Sikundër ne duhet të dërgojmë menjëherë në Gjykatën Kushtetuese me kërkesën dhe për pezullimin e vendimit të sotëm të miratimit të ndryshimeve të rregullores në të cilën janë shkelur...