Apeli rikthen në qeli ish-kreun e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako

Apeli rikthen në qeli ish-kreun e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako

vangjush dako-spak TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar ankimimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij, duke lënë në fuqi dënimin e dhënë nëga GJKKO me 2 vite e 8 muaj burg. Dako duhet të riktheht nga "arresti në shtëpi", në qelitë e paraburgimit për të vuajtur dënimin që i ka mbetur.  Vendimi i GJKKO: Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi (kryesues), Miliana Muça (anëtare) dhe Iliriana Olldashi (anëtare), sot më datë 16.09.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 27 akti, datë 02.04.2025 regjistrimi, mbi ankimin e të pandehurve/ankues V.D., F.F., A.B., ndaj vendimit nr. 70, datë 25.11.2024...