Hotelet dhe pasuritë e paluajtshme udhëheqin rritjen e shërbimeve në tremujorin e dytë

Hotelet dhe pasuritë e paluajtshme udhëheqin rritjen e shërbimeve në tremujorin e dytë

Aktiviteti i Hoteleve, bareve e restoranteve si dhe transportit po shënon rritje më të shpejtë se sektorët e tjerë të ekonomisë, i ndikuar nga turizmi, që ka shtuar kërkesën për këto shërbime.Të dhënat e publikuara nga INSTAT bënë të ditura se indeksi i shitjeve neto në volum për hotelet u rrit me 14.5%, në transport me 10.4% dhe në bare e restorante me 9.1% në tremujorin e dytë të vitit, me bazë vjetore.Me rritje të shpejtë prej 11% ishin dhe aktivitetet e pasurive të paluajtshme edhe këto të ndikuara nga shtimi i kërkesës së të huajve për të blerë apartamente, sidomos në zonat bregdetare. Hotelet kanë kryesuar dhe në rritjen e punësimit, me 8.7%, me ritme më të forta se sektorët e tjerë, që variojnë...