Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Nuk do të bëjmë asnjë hap në shkelje të Kushtetutës”, Balla ftesë opozitës të votojnë ndryshimet e rregullores në Kuvend
Propozimi i PS-së për të ndryshuar rregulloren e Kuvendit dhe për të krijuar 11 komisione të përhershme ka sjellë debate mes opozitës dhe mazhorancës gjatë seancës së sotme plenare. Opozita i kundërshton këto ndryshime pasi i cilëson si antikushtetuese. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla nga ana tjetër, i kërkon opozitës që të votojnë ndryshimet, pasi ai thotë se mazhoranca asnjëherë nuk do të propozonte diçka që bie në kundërshtim me Kushtetutën. Taulant Balla: Ne e dimë shumë mirë që ju s’do jeni dakord me ne. E di si thoni ju? Ju thoni “kur ne jemi dakord, Kushtetuta mund të shkelet”. Tani që po ndryshojmë nenin, është kundër rregullores, antikushtetuese. Jo, kolegë deputetë. Ne nuk do të bëjmë asnjë hap, asnjëherë nëse ka...