Opozita braktis sallën, mazhoranca miraton ndryshimin e Rregullores së Kuvendit me 79 vota pro

Opozita braktis sallën, mazhoranca miraton ndryshimin e Rregullores së Kuvendit me 79 vota pro

Mazhoranca miratoi e vetme ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit gjatë seancës së sotme plenare. Opozita, e cila ishte e pranishme në sallë, u largua në momentin e votimit. Ndërsa kryeparlamentari Niko Peleshi kaloi procedurën e seancës plenare për votim të projektvendimeve në rend dite dhe të Rregullores së Parlamentit, opozita u ngrit dhe braktisi sallën. Mazhoranca vijoi me votimet e ndryshimit të rregullores, duke e miratuar me 79 vota pro, asnjë kundër e asnjë abstenim. Seanca plenare do të rinisë pasditen e some në orën 17:00./vizionplus.tv