Rishfaqet fshati i ‘humbur’, po thahet liqeni që furnizon me ujë miliona banorë të Athinës

Rishfaqet fshati i ‘humbur’, po thahet liqeni që furnizon me ujë miliona banorë të Athinës

Pamje dramatike kanë dalë në sipërfaqe në Morno, burimin kryesor të ujit për Athinën, ku nga mungesa e reshjeve është rishfaqur fshati i dikurshëm Kallio, i cili kishte mbetur i zhytur në ujërat e liqenit artificial për dekada. Fotot tregojnë rrënojat e fshatit që deri pak kohë më parë mbuloheshin totalisht nga uji, duke shërbyer si një sinjal alarmi për nivelin kritik të rezervuarit. Sipas të dhënave të Meteo.gr dhe Observatorit Kombëtar të Athinës, më 9 shtator 2025, sipërfaqja e liqenit u mat në vetëm 8,9 km², shifra më e ulët që prej vitit 2014 kur nisën matjet satelitore nga Sentinel-2. Për krahasim, në shtator 2024 liqeni kishte një sipërfaqe prej 11,4 km², ndërsa në vitin 2023 arrinte në 15,3 km², që është edhe mesatarja...