Miratohet struktura e re e Kuvendit/ Rregullorja ndryshon me 79 vota pro, opozita braktis seancën

Miratohet struktura e re e Kuvendit/ Rregullorja ndryshon me 79 vota pro, opozita braktis seancën

Mazhoranca miratoi ndryshimet e Rregullores së Kuvendit me 79 vota, ndërsa në sallë mungoi opozita. Ndërsa kryeparlamentari Niko Peleshi kaloi procedurën e seancës plenare për votim të projektvendimeve në rend dite dhe të Rregullores së Parlamentit, opozita e pranishme në diskutime u ngrit dhe braktisi sallën. Ky largim erdhi menjëherë pasi kryetari i PD, Sali Berisha, mbajti fjalën e tij për procedurë, ku u shpreh që mazhoranca të tërhiqej nga shkelja e Kushtetutës dhe të mos e kalonte. Teksa Peleshi kërkoi votimin për prezencë dhe më pas procedurën e votimit, deputetët e PD dhe aleatët e tyre u larguan. Mazhoranca vijoi me votimet e ndryshimit të rregullores, duke e miratuar me 79 vota pro (76 me elektronikë dhe 3 me karton), asnjë kundër dhe asnjë...