Të ardhurat buxhetore u rriten me 7.3% në 8-mujor, suficiti 420 mln euro

Të ardhurat buxhetore u rriten me 7.3% në 8-mujor, suficiti 420 mln euro

Të ardhurat buxhetore kane vijuar ritmet e rritjes edhe në muajin gusht, duke çuar totalin e arkëtimeve për 8-mujorin në 498.6 miliardë lekë ose 7.3% më shumë se e njëjta periudhe e një viti më parë.Shpenzimet e përgjithshme publike arritën në rreth 457.4 miliardë lekë në 8 mujorin e vitit 2025, teksa balanca buxhetore rezultoi me suficit 41.2 miliardë lekë.Të ardhurat e arkëtuara nga Tatimet dhe Doganat, për periudhën Janar-Gusht 2025, janë në shumën 331.5 miliardë lekë, 704 milionë lekë ose 0.2% më shumë se plani për periudhën Janar-Gusht 2025. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, janë mbledhur 26.7 miliardë lekë ose 8.7% më shumë.Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta...