Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Londra: Deklarata e Elon Musk provokim “dhune e intimidimi”
Qeveria britanike kritikoi ashpër fjalimin e Elon Maskut përmes video-konferencës në demostratën e madhe të të djathtëve në Londër: Deklaratat e Musk “të rrezikshme dhe nxitëse”. Qeveria britanike i ka kritikuar ashpër deklaratat e miliarderit nga SHBA-ja dhe shefit të Teslas Elon Musk gjatë demonstratës së populistëve të djathtë në fundjavë në Londër kundër migracionit ilegal. Kryeministri Keir Starmer i quajti deklaratat e Elon Musk-ut si të rrezikshme, por megjithatë ai refuzoi sanksionet ndaj miliarderit. Starmer shkruajti në platformën X: “Britania e Madhe është një komb, që krenohet për tolerancën, diversitetin dhe respektin.” Protesta paqësore është “një bërthamë e vlerave të vendit tonë”. “Gjuhë e rrezikshme dhe nxitëse” Populli britanik nuk dëshiron këtë “gjuhë të rrezikshme dhe nxitëse”, tha një zëdhënës i kryeministrit Starmer. Mbretëria...