Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Luis Enrique, para ndeshjes ndaj Atalantës: Synimi ynë është i qartë, ta fitojmë sërish Champions-in
16 Shtator 2025 13:28 Alfred Lleshi Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, foli në prag të përballjes së Champions-it kundër Atalantës. Fillimisht komentoi gjendjen e tij pas rrëzimit me biçikletë dhe ndërhyrjes kirurgjikale në shpatull: “Jam shumë mirë. Ende nuk kam vendosur nëse do ta ndjek ndeshjen nga pankina apo tribuna. Në shtëpinë tonë është një pozicion i shkëlqyer nga lart, gjithmonë më ka pëlqyer t’i shoh ndeshjet nga kjo perspektivë”. Për gjendjen e Ousmane Dembélé dhe Khvicha Kvaratskhelia, trajneri shpjegoi: “Nuk e dimë ende nëse do të jenë. Kvaratskhelia mori një goditje të fortë në tibie dhe do të vendosim nesër. Shëndeti i lojtarëve është prioritet”. Objektivi i PSG është i qartë; të mbrojë trofeun e Champions-it, fituar sezonin e kaluar: “Sigurisht që po, është...