Votimi për ndryshimet e rregullores së Kuvendit, opozita braktis seancën plenare/ Mazhoranca e kalon me 79 vota pro

Votimi për ndryshimet e rregullores së Kuvendit, opozita braktis seancën plenare/ Mazhoranca e kalon me 79 vota pro

Pa konsensus dhe mes debateve, Kuvendi miratoi vetëm me votat e mazhorancës ndryshimet në Rregullore, përmes së cilave bëhet edhe një riorganizim i komisioneve të përhershme parlamentare. Sapo është çelur votimi me elektronikë dhe kartonë, opozita është larguar nga salla, pasi siç e kanë deklaruar më parë nuk pranojnë se këto projektvendime të kalojnë me procedurë të përshpejtuar. Në bllok, opozita kundërshtoi ndryshimet duke thënë se po bëhen në shkelje të Kushtetutës. Bardhi tha se opozitës po i ngushtojnë hapësirën dhe se po i heqin komisionin e integrimit, një prej kartave më të forta të opozitës të paktën gjatë legjislaturës së kaluar. Kështu mazhoranca ka miratuar në tërësi me 79 vota ndryshimet, ku mes tyre janë dhe ngritja e 11 komisioneve parlamentare të përhershme, nga...