Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Në gjurmët e vjehrrit, Malltezi sulmon Gjokën: Vendim burgosje, falsifikim formularësh, mashtrime për të ardhurat…
Jamarbër Malltezi, i akuzuar në dosjen “Partizani”, i ftuar në “Puls” nga Bruna Çifligu, në A2CNN, deklaroi se “vendimet e gjyqtares Irena Gjoka duhen rrëzuar”, pasi, sipas tij, ajo “është delinkuente 4-fish”. “Që para dy vitesh, ne kemi thënë që Irena Gjoka nuk përmbushte kushtet për të qenë gjyqtare. Asokohe, ne kishim pretendimin vetëm për konflikt interesi të saj. Nuk dinim historitë e tjera. Disa javë më pas u bënë të njohura dy dëbimet e Irena Gjokës nga Greqia, të cilat e vinin në kushtet e ndërprerjes së mandatit të magjistratit”, tha fillimisht Malltezi. Ai shtoi se “KLGJ-ja, në vend që të bënte hetime të thelluara, nxori një vendim që e merrte në mbrojtje Irena Gjokën”. “Kanë dalë raste skandaloze të keqpërdorimit, derisa mbërritëm në...