Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Kos: Shqipëria, përparim mbresëlënës. Rama: Pres të çelim grupkapitullin e fundit brenda këtij viti
Këtë të martë, Shqipëria hodhi një tjetër hap drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke hapur grup-kapitullin e radhës për negociata. Ky ritëm i Shqipërisë në rrugën drejt BE-së, sipas Komisioneres për Zgjerim, Marta Kos është mbresëlënës, duke shprehur bindjen dhe mbështetjen që deri në vitin 2027 procesi i negociatave do të jetë i mbyllur. “Nuk është e lehtë të çelësh kapitujt, por po ashtu është e vështirë edhe t’i mbyllësh. Jemi të sigurt se jemi në rrugë të mbarë. Shqipëria duhet të japë rezultate me reforma dhe të sjellë gjithçka që është e nevojshme që të mbyllë kapitujt. Vizioni i kryeministrit tuaj është të përmbyllim negociatat në fund të vitit 2027. Ne e mbështesim këtë vizion, ç’ka do të thotë se në momentin që kemi...