PS e PD përplasen në Parlament, debate për kërkesën e shumicës për ndryshimin e rregullores

PS e PD përplasen në Parlament, debate për kërkesën e shumicës për ndryshimin e rregullores

Legjislatura e 11-të nisi me debate mes mazhorancës dhe opozitës për shkak të kërkesës së PS për të ndryshuar rregulloren e Kuvendit. Socialistët argumentuan se Parlamenti ka nevojë për 11 komisione të përhershme për t’u përshtatur me nevojat e procesit të integrimit. Por opozita akuzoi mazhorancën se po i realizon ndryshimet pa respektuar procedurën. “Ky nuk është një propozim i ri, për herë të parë është depozituar i plotë në formë e përmbajte dhe ka të bëjë me një transformim të domosdoshëm të transformimit të Kuvendit. Nuk mundet  të vazhdonim këtë vit me një ndarje komisionesh që në një sektor të caktuar sillte një emërtesë që vinte që nga Kuvendi i 1988”, tha Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së. “Shqetësimi më i madh...