Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Shpërthen në flakë makina në aksin Kuç-Qeparo, lëndohet shoferi
                            Një automjet është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Kuç-Qeparo. Automjeti ka qenë në lëvizje në momentin kur është përfshirë nga flakët, duke u djegur plotësisht. Drejtuesi i mjetit është lënduar lehtë në dorë, ndërsa dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike në motorin e makinës. Top Channel