Vrau Petrit Puplën se i kishte plagosur të bijën 15 vite më parë/ Kërkohet burgim përjetë për Islam Metën

Vrau Petrit Puplën se i kishte plagosur të bijën 15 vite më parë/ Kërkohet burgim përjetë për Islam Metën

Prokuroria e Dibrës ka kërkuar shpalljen fajtor dhe dënimin me burgim të përjetshëm për Islam Metën, i akuzuar për veprën penale “vrasje me paramendim”.  Islam Meta më datë 22 janar të vitit 2024, ka qëlluar prë vdekje Petrit Puplën, pasi ky i fundit i kishte plagosur të bijën 15 vite më parë.  Petrit Pupla u qëllua nga Meta teksa o ecte në rrugë në fshatin Vig i shoqëruar nga një tjetër person. Pas ngjarjes, autori ka telefonuar vetë policinë dhe është larguar në drejtim të shtëpisë së tij.  “Vrau personin që 15 vite më parë i plagosi vajzën, Prokuroria Dibër kërkon burgim të përjetshëm për shtetasin I.M. për veprën penale ‘Vrasje me paramendim’  Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Dibër, kërkon deklarimin fajtor dhe...