Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Live/ Nis me debate seanca plenare në Kuvend! Diskutohet struktura e re e Kuvendit
Me debate dhe përplasje mes opozitës dhe mazhorancës nisi seanca plenare e Kuvendit, pas kërkesës së PS për të kaluar me procedurë të përshpejtuar ndryshimet në rregullore. Deputetët u rikthyen sërish në 12:30 pas mbledhjes së Këshillit të Rregullores, ku pritet të votohen edhe ndryshimet në arkitekturën e Kuvendit, pas propozimeve që kryeministri Edi Rama bëri për ristrukturimin e komisioneve të përhershme parlamentare. Opozita nuk është dakord për këto ndryshime dh epërmes kreut të grupit, Gazment Bardhi thanë se ndryshimet po miratohen në mënyrë të njëanshme. Bardhi tha se opozitës po i ngushtojnë hapësirën dhe se po i heqin komisionin e integrimit, një prej kartave më të forta të opozitës të paktën gjatë legjislaturës së kaluar. Bardhi tha se është një turp, që ndryshimet e...