Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Persona të paidentifikuar mësyjnë magazinën në Bashkinë e Kolonjës, ja detajet e para se çfarë ndodhi
Një person ende i paidentifikuar dyshohet se ka tentuar të hyjë në një magazinë të Bashkisë Kolonjë. Ngjarja u zbulua herët në mëngjes nga një punonjës i bashkisë. Ai e raportoi rastin në polici menjëherë. Policia dhe Prokuroria po hetojnë për të zbuluar autorin dhe rrethanat e ngjarjes. Dyshohet për një tentativë bastisjeje në magazinë. Nuk raportohet asnjë dëmtim apo vjedhje e kryer brenda ambientit. Materialet që ndodheshin në magazinë nuk janë prekur. Hetimet vazhdojnë për të sqaruar plotësisht ngjarjen.