Rama uron publikisht Fatos Nanon për ditëlindje: Gëzuar i dashur Kryetar, pa ty rruga drejt Europës do të kishte qenë më e gjatë

Rama uron publikisht Fatos Nanon për ditëlindje: Gëzuar i dashur Kryetar, pa ty rruga drejt Europës do të kishte qenë më e gjatë

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot publikisht ish-kryeministrin dhe liderin historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, me rastin e ditëlindjes së tij. Në një postim në rrjetet sociale, Rama vlerëson rolin e rëndësishëm të Nanos në orientimin europian të PS-së dhe të Shqipërisë në fazat e para të tranzicionit demokratik. “Në këtë ditë të shënuar të lindjes së tij – teksa pas hapjes së 4 kapitujve të tjerë të negociatave të anëtarësimit, po udhëtoj për të mbajtur një leksion në Kolegjin legjendar të Europës në Bruzh – më erdhi krejt natyrshëm dëshira që t’i uroj publikisht Fatos Nanos, liderit historik të Partisë Socialiste, një ditëlindje të gëzuar dhe jetë të gjatë 100 vjet❤️Sot kur Shqipëria e sheh nga afër majën ku duhet të ngjitet pas...