Pakësohen kreditë me probleme, ekspertët: Qytetarët më të rregullt. Bankat po tregohen më të rrepta

Pakësohen kreditë me probleme, ekspertët: Qytetarët më të rregullt. Bankat po tregohen më të rrepta

Niveli i kredive me probleme ra në 4.04 %, duke treguar se bizneset dhe familjet po i shlyejnë detyrimet me më shumë lehtësi. Rritja e të ardhurave dhe punësimi më i qëndrueshëm kanë forcuar aftësinë paguese. Ndikim pati edhe ulja e normave të interesit disa muaj më parë duke ulur kostot e kredisë. Kreditë janë rritur ndjeshëm vitet e fundit si dhe vlera e tyre, me një dominim të huas për shtëpi që arrin një portofol afro 30 miliardë lekë. Jo vetëm ndikimet nga ana e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë dhe ecurisë së ekonomisë por edhe ristrukturimet që bankat kryejnë po ndikojnë në këtë raport të kredive me probleme. Portofoli total i kredisë së dhënë nga 11 bankat tregtare në vend në fund...