Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vdekja e 43-vjeçarit në Durrës nga rryma elektrike, Kapidani: Kjo është vrasje shtetërore! Prokuroria të nisë hetimet
Sekretarja e Marrëdhënieve me publikun nga Partia Demokratike në Durrës, Viola Kapidani ka reaguar për vdekjen 43-vjeçarit Bardhyl Kaloshit më 11 shtator. Bardhyl Kaloshi ndërroi jetë pasi preku shtyllën e ndriçimit në rrugë dhe për pasojë ra në kontakt me rrymën elektrike. Kapidani për mediat i ka bërë thirrje institucioneve për të reaguar për rastin në fjalë, duke risjellë dhe njëherë në vëmendje ngjarjen e ndodhur në vitin 2015 ku një 15-vjeçar ndërroi jetë po në të njëjtën formë. Demokratja është shprehur e vdekja e 43-vjeçarit erdhi si pasojë e mosfunksionimit të shtetit dhe organeve përkatëse, ndërsa i kërkon prokurorisë të nisë hetimet për ngjarjen. “Ngjarja e rëndë që ndodhi në qytetin tonë, ku humbi jetën tragjikisht 43-vjeçari Bardhyl Kaloshi, babai i tre fëmijëve, ka...