Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
James Rubin vijon dëshminë në Hagë: I padrejtë trajtimi i Thaçit në paraburgim
Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, ka vijuar dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku ka shprehur shqetësimin për mënyrën si po trajtohet ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Rubin është shprehur se nuk e kupton arsyen pse Thaçi vazhdon të mbahet në paraburgim, pavarësisht se është vetëdorëzuar dhe ka bashkëpunuar me drejtësinë. “Më habit fakti që janë mbajtur kaq gjatë në paraburgim, kur dihet që janë dorëzuar vullnetarisht. Në rastin e Hashim Thaçit, nuk arrij të kuptoj pse ende mbahet. Sipas meje, kjo është e gabuar dhe nuk përfaqëson drejtësi. Kam takuar ekipin e mbrojtjes në Uashington dhe kam pritur pesë viteqë të nisë ky proces. Kam pyetur juristë dhe ekspertë, të gjithë më kanë thënë se kjo nuk është normale. Është...