Rikthehet Champions League,  Juventus-Dortmund dhe Bayern-Chelsea “ndezin” mbrëmjen e parë

Rikthehet Champions League, Juventus-Dortmund dhe Bayern-Chelsea “ndezin” mbrëmjen e parë

Këtë të martë në mbrëmje rifillon edhe faza e ligës së kompeticionit më madhështor për klube Uefa Champions League. Pas një sezoni spetakolar që u mbyll me kurorëzimin si kampion të PSG për herë të parë në histori, duket se këtë sezon priten surpriza të mëdha. Liverpool është skuadra favorite sipas bookmakers për fitoren finale. “The Reds” kanë shpenzuar pafund në këtë merkato, ndaj objektivi i skuadrës së Arne Slot duket se është mëse i qarë: të ngrejë lart trofeun me veshë të mëdhenj. Menjëherë pas tyre janë Arsenal dhe kampionët në fuqi të PSG. “Topçinjtë” janë fuqizuar shumë këtë sezon, me afrimin e një prej sulmueseve më produktivë në qarkullim, suedezit Viktor Gyokeresh. Sfida e parë do të jetë vërtet e vështirë për skuadrën...