‘Mos i jepni karkaleca Dumanit’/ Dosja ‘Plumbi i Artë’, Petrit Qoli shpërthen kundër prokurorit Dibra: Po bëni gjenocid

‘Mos i jepni karkaleca Dumanit’/ Dosja ‘Plumbi i Artë’, Petrit Qoli shpërthen kundër prokurorit Dibra: Po bëni gjenocid

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) është zhvilluar seanca e radhës për dosjen “Plumbi i Artë”.  Gjatë përcaktimit të kalendarit të seancave, njëri prej të pandehurve të dosjes, Petrit Qoli ka shpërthyer me tone të ashpra drejtuar prokurorit të çështjes, Behar Dibra, duke thënë se gjykata po kryen gjenocid individual dhe se ai tashmë prej dy vitesh ndodhet në burg për shkak të Nuredin Dumanit.  “Po kryeni genocid individual nga padrejtësia e drejtësisë. Unë kam vetëm një siklet, infarktin. Po na shkatërroni. Jam duke vdekur nga turpi moj motër e nderuar, nuk mundet se na plasët. O prokuror po ma vrisni për së gjalli. Kam familje jashtë, kam biznese, po më shkatërroni. Kam dy vite në burg për shkak të Dumanit. Më falni për tonin, por po...