Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Foto/ Kush është shqiptari nga Shkodra që u ekzekutua në Kanada
Policia ka identifikuar shtetasin shqiptar që humbi jetën pas një të shtëne me armë zjarri natën vonë, gjatë fundjavës, në një shesh në zonën e North York. Ngjarja ndodhi pak para mesnatës së së shtunës, në zonën e Victoria Park Avenue dhe Sheppard Avenue East. Inspektori Jonathan Rose deklaroi për mediat se oficerët, pasi mbërritën në vendngjarje, gjetën një burrë që kishte pësuar plagë nga armët e zjarrit. “U morën masa për shpëtimin e jetës, megjithatë, për fat të keq, viktima u shpall e vdekur në vendngjarje,” tha Rose. Autoritetet e kanë identifikuar viktimën si Paulin Harusha, 43 vjeç. Vdekja e tij shënon vrasjen e 31-të për vitin 2025 në qytetin e Torontos. Sipas policisë, të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një SUV me ngjyrë të çelët, përpara se oficerët të mbërrinin. Detaje të mëtejshme në lidhje me...