Mbappe “flirton” me 50 gola ​​për Real Madridin, mund ta arrijë këtë shifër kundër Marsejës

Mbappe “flirton” me 50 gola ​​për Real Madridin, mund ta arrijë këtë shifër kundër Marsejës

16 Shtator 2025 11:31 Alfred Lleshi Kylian Mbappé është pranë rrumbullaksimit të 50 golave me Real Madrid, vetëm 13 muaj pas veshjes së fanellës së bardhë. Me 48 gola të shënuar që nga ndeshja e tij e parë zyrtare, sulmuesi francez ka pasur ndikim të menjëhershëm te madrilenët, që nga debutimi në Superkupën Europiane ndaj Atalantës. Sipas “Marca”, Mbappé e përjeton çdo ndeshje si hap drejt fitimit të Champions League, një trofe që i shpëtoi me PSG-në dhe tani është prioritet kryesor, pas triumfit të ekipit të Luis Enrique. Ai ka treguar një rregullsi të jashtëzakonshme, duke qenë shpesh golashënuesi kryesor i klubit gjatë 7 prej këtyre 13 muajve. Për krahasim, Cristiano Ronaldo arriti 50 golat në 53 ndeshje me Real Madridin, ndërsa Mbappé mund...