Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Largimi nga komisioni i Integrimit, Tabaku: Cënim i hapësirës së opozitës në parlament!
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka komentuar heqjen e Komisionit të Integrimit nga drejtimi i opozitës dhe kalimit të mazhoranca, si një hap pas nga qeveria dhe një përjashtim total i opozitës nga jeta parlamentare. E pyetur nëse do të pranonte postin e nënkryetares në komision apo nëse do të garonte për kryetare e Bashkisë së Tiranës, Tabaku ka refuzuar të japë përgjigje. “Kjo nuk ka lidhje vetëm me komisionin e Integrimit, por kjo e bën këtë çështje akoma dhe më shqetësuese. Kjo ka lidhje me të gjithë procedurën për ndryshimin e rregullores, me arrogancën me shkeljen e rregullores, por ka lidhje dhe me hapësirën e opozitës në parlament. Komisioni i Integrimit ishte një gjithëpërfshirje në këtë proces, ishte në domosdoshmëri që i kërkohej qeverisë shqiptare që ta trajtonte...